Në Qendrën FIT, ne besojmë thellë në fuqizimin e grupeve më të ndjeshme të shoqërisë, me fokus veçantë te të rinjtë dhe fëmijët. Përveç që liria, siguria e barazia e tyre janë ideal i pazëvendësueshëm për ne, pozicionimi më i mirë i tyre në shoqëri i shërben edhe ekonomisë e stabilitetit politik të vendit. Prandaj ne, duke bashkëpunuar ngushtë me donatorët tanë, institucionet, familjet, mësimdhënësit dhe komunitetin e gjerë synojmë të jemi një urë lidhëse mes të rinjëve dhe potencalit të tyre.
Misioni i organizatës është përmirësimi i pozitës së grupeve më të ndjeshme të shoqërisë përmes hulumtimit, avokimit, edukimit dhe ndërgjegjësimit. Grupet kryesore të synuara të Qendrës FIT përfshijnë fëmijët, të rinjtë, studentët, të moshuarit, gratë, të papunët, etj.
Në veçanti, FIT promovon përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit nga të rinjtë përmes një strategjie të qëndrueshme të informimit dhe ndërgjegjësimit të prindërve, mësimdhënësve dhe vetë fëmijëve përmes teknikave të ndryshme, si: ligjëratave, punëtorive, kurseve online, broshurave, raporteve dhe moduleve të ndryshme.
Një dekadë kontribut, punë dhe angazhim për një mjedis më të sigurt për të gjithë.
Për më shumë se 10 vite, Qendra fit ka bashkepunuar me më shumë se > 16500 të rinjë, duke i angazhuar në projekte dhe trajnime të ndryshme.
Më shumë se > 1300 mësimdhënësve iu ka ofruar seminare dhe trajnime në fusha të ndryshme.
Më shumë se > 1350 prindërv iu ka mbajtur ligjerata dhe trajnime për sigurinë e femijëve në internet.