Qendra FIT, Beetroot Academy dhe Kutia ftojnë të gjithë të rinjtë, të papunët dhe personat nga zonat rurale të Kosovës që të aplikojnë për trajnimin “Aftësi Themelore në Teknologjinë e Informacionit”, i cili nis më 20 shtator 2025.
📌 Ky trajnim katërmujor, me dy sesione në javë, është krejtësisht falas dhe synon të ofrojë një përvojë praktike e ndërvepruese. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri bazë dhe aftësi praktike në përdorimin e kompjuterit dhe mjeteve digjitale – kompetenca që sot janë të domosdoshme për tregun e punës.
👥 Në total do të përzgjidhen 20 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova.
✔️ Të drejtë aplikimi kanë kandidatët 18–40 vjeç, me prioritet për personat e papunë.
✔️ Pjesëmarrja e grave dhe vajzave inkurajohet fuqimisht.
📝 Për të aplikuar, plotësoni formularin e mëposhtëm.
⏰ Afati i fundit për aplikim: 15 shtator 2025.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i implementuar nga LuxDev – Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.