Qendra për Studime të Avancuara FIT ka mbajtur aktivitete për vetëdijësimin e fëmijëve nga ana e financave si rrjedhojë e projektit “Edukimi Financiar i Fëmijëve”. Si pjesë e parë e aktiviteteve, Qendra FIT ka vizituar kopshtet e fëmijëve në Prishtinë dhe iu ka ofruar njohuritë bazë rreth financave. Disa nga temat e spikatura ishin: njohja e monedhave, kursimi i parasë, prejardhja e parasë, si dhe promovimi i nocionit që duhet punuar për të pasur para. Më poshtë mund t’i gjeni disa nga fotografitë e këtyre aktiviteteve. Aktivitetet me grupmoshat tjera do të jenë në muajt në vazhdim. Ky projekt mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Fëmijët të cilët kanë marrë pjesë në projektin “Edukimi Financiar i fëmijëve” kanë pasur rastin ta vizitojnë bankën TEB për të fituar njohuri të reja rreth mënyrës se si bankat funksionojnë. Interesimi i tyre u tregua përmes pyetjeve të ndryshme të cilat i bënin punonjësve të bankës si dhe kuriozitetin që treguan për informacionet e marra. Ne i falenderojmë punonjësit për gatitshmërinë e tyre ndaj pyetjeve të fëmijëve si dhe informacionet të cilat i ndanë me ta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *