Kjo fletëpalosje paraqet gjetjet kryesore dhe rekomandimet e dala nga hulumtimi “Vlerësimi i përdorimit të internetit, Rreziku dhe Siguria në mesin e fëmijëve nga mosha 9-16 në Kosovë/ Promovimi i mënyrave të sigurta të hulumtimit në internet nga ana e fëmijëve”. Përmes këtij hulumtimi ne jemi munduar të mësojmë për përvojat e fëmijëve online në mënyrë që të informojmë opinionin e gjërë kosovar dhe politikë-bërësit me qëllim që ata të ndërmarrin veprime të duhura për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet në internet. Në pyetësor kanë marrë pjesë 1,150 fëmijë të moshave 9 deri 16 vjeç nga komuna e Prizrenit, Mitrovicës, Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Gjilanit, dhe Gjakovës.
Shkarko PDF