KONTAKTI

Mbrojtja e fëmijëve

Çdo fëmijë, pavarësisht rrethanave, gëzon të drejtën të jetë i sigurt nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi. Që nga momenti i lindjes së tyre, shoqëritë kanë përgjegjësinë t’iu ofrojnë fëmijëve shërbimet e duhura sociale dhe të ndërtojnë një sistem ligjor të ndjeshëm për nevojat e tyre. Nëse vërtet kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, duhet t’i japim përparësi përmbushjes së kërkesave të tyre themelore fiziologjike, psikologjike dhe shoqërore. Prandaj, që nga themelimi i saj, Qendra FIT mbrojtjen e fëmijëve e ka pasur qëllimin kryesor.