per ne
Misioni i Qendrës për Studime të Avancuara FIT është të përmirësojë pozicionin e grupeve më të ndjeshme të shoqërisë, përmes kërkimit, avokimit, edukimit dhe ndërgjegjësimit. Grupet kryesore të synuara të Qendrës FIT janë fëmijët, të rinjtë, studentët, mësuesit, prindërit, gratë dhe të papunët.
10
Qendra per Studime te Avancuara FIT
Misioni i organizatës është përmirësimi i pozitës së grupeve më të ndjeshme të shoqërisë përmes hulumtimit, avokimit, edukimit dhe ndërgjegjësimit. Grupet kryesore të synuara të Qendrës FIT përfshijnë fëmijët, të rinjtë, studentët, të moshuarit, gratë, të papunët, etj.
Në veçanti, FIT promovon përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit nga të rinjtë përmes një strategjie të qëndrueshme të informimit dhe ndërgjegjësimit të prindërve, mësimdhënësve dhe vetë fëmijëve përmes teknikave të ndryshme, si: ligjëratave, punëtorive, kurseve online, broshurave, raporteve dhe moduleve të ndryshme.
Puna jonë është që të ndihmojmë përdoruesit që të përfitojnë sa më shumë nga teknologjia dhe që të menaxhojnë rreziqet me të cilat përballen. Poashtu, FIT kontribuon edhe në hartimin e politikave shtetërore që lidhen me këto çështje.
FIT përpilon dhe shpërndan përmbajtje dhe materiale që ndihmojnë mësuesit të integrojnë sigurinë e internetit në mësimdhënie dhe mësimnxënie në shkollat e tyre. Ne gjithashtu ofrojmë informacion, këshilla dhe rekomandime për prindërit rreth jetës online të fëmijëve të tyre.

Qendra FIT është organizata kryesore për promovimin e përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit në mesin e fëmijëve dhe studentëve në Kosovë. Gjatë një periudhe prej tetë (8) vitesh ne kemi trajnuar më shumë se 20,000 studentë për përdorim më të sigurt të internetit, afërsisht njëmijë (1000) prindër dhe njëmijë (1000) mësues.
Për më tepër, në partneritet me Save the Children Kosova, Qendra FIT është organizata e parë që ka kryer sondazhe dhe hulumtime në të gjithë Kosovën (2012, 2014, 2016) për të hartuar aktivitetet në internet të fëmijëve. Qendra FIT ka përvojë të madhe në parandalimin e programeve të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
Qendra për Studime të Avancuara FIT u krijua më 1 Dhjetor 2011 si organizatë jofitimprurëse sipas “Ligjit nr. 04 / L-57 për Lirinë e Asocimit në Organizatat Jo-Qeveritare” në Prishtinë, Kosovë.