Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children janë në vazhdimësi të projektit “Promovimi i Përdorimit të Internetit në mënyrë të Sigurtë dhe të përgjegjshme nga ana e Fëmijëve”. Bashkëpunimi me MASHT, drejtoritë e arsimit dhe personelin e shkollave është i domosdoshëm për implementimin e suksesshëm të këtij projekti. Andaj, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të aktiviteteve të planifikuara për këtë vit Qendra FIT ka mbajtur një punëtori gjysmëditore në Prishtinë:
Të premten, 27.02.2015, në Hotel Victory nga ora 10:00 – 13:00.
Të ftuar në këtë punëtori kanë qenë MASHT, drejtoritë e arsimit, si dhe personeli i shkollës. Nga personeli i shkollës janë ftuar drejtori i shkollës përkatëse dhe dy mësues. Shkollat pjesëmarrëse në projekt kanë qenë: Ibrahim Fehmiu dhe Motrat Qiriazi (Prizren), Migjeni dhe Andon Zako Cajupi (Mitrovicë), Naim Frashëri dhe Emin Duraku (Prishtinë,Tefik Çanga dhe Jeronim de Rada (Ferizaj), Thimi Mitko dhe Selami Hallaqi (Gjilan), Zekeria Rexha dhe Mustafa Bakia (Gjakovë). Gjatë kësaj punëtorie, të ftuarit kanë qenë të informuar rreth aktiviteteve që do të mbahen gjatë vitit 2015 me fëmijë, prindër, dhe mësimdhënës si dhe këshillave gjenerale për sigurinë në internet. Ide dhe sugjerime janë mirëpritur nga Qendra FIT.