Ky raport hulumtues ekzaminon qëndrimet dhe përceptimet e qytetarëve lidhur me zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në Kosovë. Të dhënat janë marrë duke përdorë një pyetësor i cili është realizuar gjatë muajit gusht 2020. Respondentët të cilët kanë marrë pjesë në këtë pyetësor janë të punësuar dhe studentë. Të gjeturat tregojnë për nivel shumë të ulët të zbatimit të ligjit, njohuri të pakta të qytetarëve lidhur për përmbajtën e tij, hezitim dhe frikë për të sinjalizuar shkeljet e ndryshme. Nga analizimi i të gjeturave, shihet se institucionet publike dhe sektori privat nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për zbatimin e ligjit. Për të ndryshuar kjo gjendje në të ardhmen institucionet publike e private, organizatat e shoqërisë civile, mediat, dhe palët e tjera relevantë duhet të angazhohen dhe të punojnë me përkushtim për zbatimin e këtij ligj

Ky raport u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit

 

Shkarko PDF