Në kuadër të projektit “Raising citizens’ Awareness and Trust in the Institutions of the Justice System”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Lëvizja FOL dhe Qendra FIT, hapet thirrja për të gjithë studentët e Fakultetit Juridik nga gjitha universitetet publike në Kosovë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e trajnimeve dhe punëtorive që do mbahet nga data: 13/02/2024, e që synojnë të ofrojnë një platformë të gjerë dhe ndërvepruese për juristët/et e rinj/reja për të avancuar në nivel praktik aftësitë e tyre ligjore, për të fituar njohuri më të thella në disiplina të ndryshme të ligjit dhe për t’u rrjetëzuar me individë dhe profesionistë në fushën e sundimit të ligjit.

Ndër këto aktivitete janë tre punëtori, gjashtë ligjërata dhe pesë vizita studimore. Fokusi tematik i këtyre sesioneve përfshin tema: pastrimi i parave dhe korrupsioni, duke shfrytëzuar raste studimore për të ofruar njohuri praktike. Gjithashtu, vëmendje do t’i kushtohet përgatitjes së vendimeve civile, integritetit dhe etikës profesionale, si dhe korrupsionit në prokurim. Për të pasuruar më tej përvojën arsimore, studentët do të kenë mundësinë të kryejnë vizita studimore në institucionet përkatëse gjyqësore (Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme, Prokurorinë Themelore dhe Zyrën e Avokatit të Popullit).
Gjitha shpenzimet në kuadër të aktiviteteve janë të mbuluara për pjesëmarrësit.

Për gjithë studentët/et e interesuar për të aplikuar, ju ftojmë që ta plotësoni formën në vazhdim.

 

Afati i fundit për aplikim:  10/02/2024

Ju lutem përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Kjo është mundësia jonë për të mësuar më shumë për ju, andaj është shumë me rëndësi që të përgjigjeni në të gjitha pyetjet.

Linku:

https://shorturl.at/ntwx3

Linku i thirrjës:

Open Call – FIT_FOL-F (1)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *