KONTAKTI

Toleranca dhe Gjithëpërfshirja

Toleranca dhe gjithëpërfshirja nënkuptojnë aftësinë për të bashkëjetuar në harmoni me individë e komunitete të etnive, feve, racave, gjinive dhe përkatësive të ndryshme. Toleranca dhe gjithëpërfshirja janë karakteristika të atyre që ndërtojnë shoqëri më të mira, më të hapura e më miqësore për të gjithë njerëzit. Poashtu, shoqëritë tolerante i bashkon bindja se rruga e vetme për zgjidhjen e secilit mospajtim është konsiderata ndaj të tjerëve dhe dialogu racional e konstruktiv me ta. Por për një dialog të tillë e vërteta duhet të mbrohet prej dezinformatave dhe gënjeshtrave, që sot për shkak të teknologjisë shpërndahen me shpejtësi të rrufeshme. Kjo mund të arrihet vetëm prej atyre qytetarëve dhe organizatave vigjilente që janë të përkushtuar për të ndërtuar dhe ruajtur shoqëri më tolerante dhe gjithëpërfshirëse.