Qendra FIT, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të projektit “Diversiteti në kodim: Krijimi i trajnimeve të kodimit për të rinjtë e komuniteteve e ndryshme etnike në Kosovë”, që do të ofrojë trajnime në fushën e programimit, hap thirrjen per trajnimin e radhës.
Bëhet fjalë për trajnimin në gjuhën programuese Python.
Në total, dymbëdhjetë (12) pjesëmarrës nga e tërë Kosova do të pranohen dhe ata do të fillojnë trajnimin për gjuhën programuese Python me fillim të muajit Nëntor 2023, në një kohë të përshtatshme për pjesëmarrësit (zakonisht pasdite). Kursi do të zgjasë dy (2) muaj. Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës 18-23 vjecare.
Nëse jeni i ri nga cili do vend i Kosovës dhe mendoni se mund të bëni vend në fushën e teknologjisë informative, si dhe i plotësoni kushtet e kërkuara, aplikoni në këtë link:
Afati i fundit për aplikim është:
31 tetor 2023