Ky manual ka për qëllim të ndihmojë në lehtësimin e të kuptuarit të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe zbatimit efikas të tij. Manuali është i ndërtuar duke interpretuar dispozitat e Ligjit dhe duke i kontekstualizuar këto dispozita me ligjet tjera në fuqi. Kjo për shkak se zbatimi i shumë dispozitave është i ndërlidhur edhe me ligjet e tjera. Manuali i referohet edhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në disa aktgjykime ka vendosur parime të rëndësishme gjyqësore për mbrojtjen e personave që raportojnë apo shpalosin shkeljet e ndryshme. Ky manual, në rend të parë, u drejtohet komunitetit të punonjësve në sektorin publik dhe privat, të cilët mund të ndeshen me shkelje të ndryshme dhe që kanë vullnetin për t’i sinjalizuar ato. Manuali nuk është dhe nuk mund të jëtë një dokument statik, por dinamik, për arsye se Ligji është në fillim te zbatimit të tij dhe praktika mund të tregojë ndryshueshmërinë e tij.

 

 

Shkarko PDF