Qendra për Studime të Avancuara FIT (Qendra FIT), me përkrahje nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Fondi për Zhvillimin e Komunitetit, ka krijuar këtë broshurë për të rinjtë që të informohen në mënyrë të drejtë rreth gjuhës së urrejtjes në internet. Broshura është realizuar në kuadër të projektit “Mobilizimi i të rinjve për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe promovuar të drejtat e njeriut në internet” dhe është e bazuar në dokumentet e shumta të Këshillit të Evropës si pjesë e kampanjës kundër gjuhës së urrejtjes. Përmes kësaj broshure ne synojmë që t’i ndihmojmë të rinjtë sadopak të kuptojnë dhe reflektojnë mbi paragjykimet dhe sjelljet e tyre, sidomos ato në internet. Përmes broshurës, të rinjtë do të familjarizohenmë shumë me termet si gjuha e urrejtjes, diskriminimi, racizmi, bullizmi në internet, ksenofobia, homofobia, e seksizmi.
Shkarko PDF