Ky hulumtim është pjesë e anketës së Qendrës FIT për ngritjen e vetëdijesimit të fëmijëve lidhur me sigurinë dhe rreziqet kur ata qasen në internet. Në këtë Raport jemi fokusuar në prezantimin e rezultatet kryesore të dala nga përgjigjet e fëmijëve të marra përmes Pyetësorit të përdorur në këtë anketim i cili është i dizajnuar nga Qendra për studime të avancuara FIT (Qendra FIT). Ky pyetësor është unik dhe është mbajtur në mënyrë profesionale në katër shkolla fillore të Prishtinës. Ky raport ofron informata lidhur me përvojën e fëmijëve kosovarë në internet. Më saktësisht, është bërë përpjekje t’iu jepen përgjigje pyetjeve se: sa shpesh qasen fëmijët në internet, nga cilat lokacione, përmes cilave pajisje elektronike, cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet sipas moshës e gjinisë së fëmijëve, cili është perceptimi i tyre lidhur me rrezikun në internet dhe dëmet e mundshme, cilat janë disa nga aktivitetet kryesore të fëmijëve në internet, etj.

 

 

Shkarko PDF